Surprise Me!

Ora News - Papunësia zbret në 12.5%, Ahmetaj: Rekord historik i tranzicionit

2018-06-11 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Papunësia në ekonominë shqiptare ra përsëri në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas Institutit të Statistikave, shkalla e papunësisë ra në 12.5%, niveli më i ulët i regjistruar në statistikat zyrtare, të paktën që prej vitit 2007.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shkalla e papunësisë në ekonominë shqiptare ka rënë me 1.7 pikë përqindjeje. Një nivel kaq i ulët papunësie në Shqipëri nuk regjistrohej as në vitet kur rritja ekonomike arriti në pothuajse 7%.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, duke komentuar atë që e cilësoi rekord historik tha se punësimi është rritur në gjithë sektorët e ekonomisë me një kërcim pozitiv serioz prej gati 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ahmetaj: Anketa e forcave të punës e publikuar sot nga INSTAT konfirmon se punësimi ka vijuar trendin e tij të rritjes dhe në tremujorin e parë të 2018. Lajmi i mirë për shqiptarët është se punësimi është rritur në gjithë sektorët e ekonomisë me një kërcim pozitiv serioz prej gati 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Lajmi tjetër i mirë është ulja e papunësisë në nivelin më të ulët historik, në 12.65%, ose me një rënie prej gati 1.7% në bazë vjetore.

Është ulja rekord e papunësisë për të gjtha vitet e tranzicionit. Jemi në nivelin më të ulët historik të papunësisë në Republikën e Shqipërisë.Sikurse vlerëson dhe raporti i BB, Shqipëria është vendi i parë në rajon sa i takon punësimit të forcës së aftë për punë. Pjesmarrja në forcën e punës ka arritur në 59.2%, 51.9% tek gratë dhe 66.5% tek burrat. Shqipëria mbetet vendi me normën më të ulët të papunësisë tek të rinjtë dhe shifra vjetore vazhdon të zbresë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/papunesia-zbret-ne-125-ahmetaj-rekord-historik-i-tranzicionit